Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tronditet Laçi, shpërthim me tritol në portën e një dyqani

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Laçi, shpërthim me tritol në portën e një
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit, në portën e jashte të një dyqani në pronësi të shtetasit të identifikuar nga policia me inicialet Gj.L.

Si paspjë e shpërtjimit fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Teksa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese