Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Korçë, momenti kur autori i ngjarjes mbërrin në spital i mbuluar me gjak (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Korçë,
Foto nga mbërritja e Violand Braçellari

Momenti i mbërritjes në spital i autori të dyshuar të ngjarjes që ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni të zhvilluar  në Llozhan të Maliqit.

Nga pamjet e siguruara në momentin e mbërritjes së tij në spital, Violand Braçellari shihet i mbuluar në gjak dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku gjatë një operacioni policor një efektiv humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është shtetasi Violand Braçellari, ish-ushtarak, i cili prej vitesh rezultonte i shpallur në kërkim. Mësohet se ndaj tij kishte edhe një vendim gjykate për çështje që lidhen me lëndët narkotike.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur.

Burimet bëjnë me dije se Braçellari jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe kujdesej për disa qen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese