Deputetja Belinda Balluku ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga riparimi që i është bërë kanalit kryesor vaditës pranë shkarkuesit të Rezervuarit të Thanës.
Në postim ajo shprehet se avaria e shkaktuar u menaxhua menjëherë falë koordinimit të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe angazhimit të Bordi i Kullimit për Jugun e Shqipërisë.
Balluku thekson se falë ndërhyrjes së shpejtë u rikthye furnizimi me uji për banorët e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit.
“Lajm i mirë! Riparohet në kohë rekord avaria në kanalin kryesor vaditës pranë shkarkuesit të Rezervuarit të Thanës.
Avaria e shkaktuar u menaxhua në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe angazhimit maksimal të Bordit të Kullimit për Jugun e Shqipërisë.
Falë kësaj ndërhyrjeje të shpejtë dhe punës intensive të ekipeve në terren, sistemi i furnizimit me ujë u rikthye në funksion të plotë, duke garantuar vazhdimësinë e ujitjes për mijëra fermerë dhe sipërfaqe bujqësore në Lushnje, Divjakë dhe Fier,” shkruan Balluku.
