Hapësire reklamuese

Politikë

Statusi i Taulant Ballës për Dritan Goxhajn “ndez fitilin” në studio, gazetari DEBAT me ekspertin e sigurisë, ndërhyn edhe Dash Shehi: Ti je i shitur; Faik Basha ja kthen: S’jam teke rakie

Shkruar nga Newsbomb
Statusi i Taulant Ballës për Dritan Goxhajn “ndez fitilin”
Dash Shehi dhe Faik Basha

Në protestën e 23-të të qytetarëve përballë Kryeministrisë, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka shpalosi kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të mbledhura nga qytetarët gjatë më shumë se tri javëve të qëndresës. Sipas organizatorëve, këto kërkesa përfaqësojnë shqetësimet e artikuluara në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit dhe synojnë të sintetizojnë qëndrimin e tyre në këtë fazë të protestës.

Pas këtij zhvillimi, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në një postim në “Facebook” ka mbajtur një qëndrim kritik, duke e lidhur figurën që prezantoi kërkesat me qëndrime të mëparshme të tij publike dhe me pozicionime që sipas tij lidhen me mbështetje ndaj regjimeve dhe qëndrimeve anti-perëndimore.

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë. Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruante Balla.

Kjo çështje u diskutua më pas edhe në studion e emisionit  “Noë me Erla Mëhillin”, ku panelistët Bledian Koka dhe eksperti i sigurisë Faik Basha u përfshinë në një debat të fortë mbi deklaratat dhe interpretimet e ngjarjes.

Gjatë diskutimit, u shkëmbyen qëndrime të ashpra lidhur me profilin publik të Goxhajt dhe mënyrën se si po trajtohet protesta në diskursin politik dhe mediatik, ndërsa në debat u përfshi edhe ish-deputeti Dash Shehi, i cili e quajti Bashën “spiun” duke e përshkallëzuar më tej debatin në studio.

Pjesë nga debati:

Faik Basha: Kam përshtypje që edhe zoti Balla është nisur nga... Edhe unë gjënë e parë që bëra, pasi kam qenë disa herë në debat me zotin Goxhaj dhe kemi pasur kundërshtime të jashtëzakonshme, unë si ekspert sigurie, dhe më ka mahnitur me mënyrën si e ka mbrojtur Iranin dhe Gardën Revolucionare.

Bledian Koka: Po ç’a i ke këto... Po pse, çfarë doje të bënte, të bërtiste: “Amerika, Amerika”?

Faik Basha: Më lër të them mendimin tim, sepse unë them atë që mendoj.

Bledian Koka: Po nuk ta lejoj, sepse unë për budalla nuk rri këtu. S’e lejoj dot kështu... Kjo është e pisët. Rri, o Faik, se para 6 muajsh ke folur ndryshe dhe kur ke kaluar tani nga krahu andej nuk lë njeri, siç thotë Edi Rama, pa bërë armik bashkëpunëtor. Mos më bëj mua kot.

Faik Basha: Edhe të tregoj unë për ata, se gjysma e atyre i kanë akoma duart me molotovë, rri aty. Unë mendoj se... Lëre, mos bëj zhurmuesin kot, o burrë, më lër të them dy gjëra. Është nisur nga statusi që unë kam hapur faqen dhe ka më shumë statuse për Iranin sesa për Shqipërinë. Pasi nuk e besoj se si një njeri kaq atdhetar, një njeri kaq i devotshëm, kaq i madh, që është merakosur për Shqipërinë, që ka 1001 probleme, unë po flas realitetin siç e kam menduar dhe kritikat që i kam bërë para 6 muajsh i bëj edhe sot.

Basha: Ka një sulm që... Momenti që ti flet kundër protestës dhe ke një vërejtje, unë kam pasur vërejtje për mënyrën e organizimit, sepse s’mund të themi që në protestë ka njerëz që protestojnë për hallet e tyre, por unë kam pasur pikëpyetjet e mia dhe unë kam eksperiencën dhe po studioj dhe po bëj një punë për luftën hibride.

Dash Shehi: Aa... lëre o burrë se qenke shitur. Çfarë analisti je ti, ti je marrë me spiunllëk. Nuk mund të bësh ti analist.

Basha: Po lëre, ti e ke ngritur 35 vite dhe do e ndritësh tani. Kujt i thua spiun ti? E kupton ti që ke 35 vite që qëndron me taksat tona? A e di ti çfarë kam punuar unë?

Shehi: 35 vite, prandaj e kam surratin e pastër.

Basha: Unë s’jam teke rakie, ik mos na mërzit. Mbaj vendin aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese