Ndryshime të reja kanë ndodhur ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku thuhet se janë bërë dy emërime të reja.
Më konkretisht mësohet se Gentian Shehu është komanduar në postin e rëndësishëm të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve në kryeqytet, duke marrë kështu në dorë menaxhimin e strukturave operative dhe hetimore, raporton newsbomb.al
Po ashtu, mësohet se ndryshime janë bërë dhe në sektorin e Rendit të sigurisë publike, ku Dashnor Muho është emëruar si zëvendësdrejtor për Rendin në Policinë e Tiranës.
Deri më tani raportohet se se këto janë dy ndryshimet e bëra për sot, ndërsa konfirmohet se në krye të kupolës drejtuese të Policisë së Tiranës vijon të jetë Oliger Torba.
