Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Listen to me you son of the b*tch!” Emigranti “shpërthen” keq poshtë zyrës së Ramës: Jemi lodhur me 4 vetë në politikë (FJALA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
“Listen to me you son of the b*tch!” Emigranti
Foto ilustruese: Protestuesi, Edi Rama, protesta poshtë zyrës së kryeministrit

Në fjalimin e mbajtur ditën e sotme gjatë protestës së 24-të poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, një protestues i cili shfaqet i irrituar nga klasa politike që qeveris vendin prej vitesh, me tone të larta ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit e jo vetëm.

Duke u shprehur se në 80 vitet e fundit, Shqipëria është qeverisur vetëm nga 4 persona që njerëzit i njohin mjaft mirë, emigranti ashtu si shumica e qytetarëve që prej ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së Edi Ramës, kërkon dorëheqjen e tij.

“Listen to me you son of the bitch. Dil në zgjedhje, dil i pastër jashtë pushtetit” është shprehur qytetari gjatë fjalimit të tij.

Në përmbyllje të fjalës, qytetari thekson se më e keqja e vendit janë politikanët që prej vitesh kanë siguruar një karrige në politike, ndërsa shton se nuk kanë punuar për të siguruar një Shqipëri më të zhvilluar në fushat e jetës.

“Nuk duam më 4 vetë në 80 vite, ne duam ndryshim. Ata që ke ti në parti dhe që nuk reagojnë kurrë nuk kanë liri dinjitet dhe meritë sepse nuk janë zgjedhur nga ne por lista tuaja të kalbura.

Nëse mburresh se po bëhet Shqipëria, po e bëjmë ne jo ti. Ju jeni pengesa më e madhe për zhvillimin dhe demokracinë e këtij vendi, për lirinë e këtij vendi, duam arsim dhe shëndetësi cilësore, të drejta të barabarta për të gjithë. Jepe dorëheqjen tregohu burrë sepse e di që je burracak” shtoi më tej protestuesi.

Reagimi i plotë i protestuesit: Jam një emigrant i kthyer bashkë me dy fëmijët e mi. Jetesa këtu si për mua dhe për të gjithë ne është e njejtë. Unë isha 2 vjeç kur në këtë shesh, në këtë vend u bë protesta e parë për ndryshime politike, kur Berisha erdhi në pushtet. Djali im sot është 10 vjeç, Berisha do akoma pushtet. Isha 10 vjeç kur Rama erdhi në pushtet, Rama ende sot do pushtet pas 28 vitesh.

Falenderoj çdonjërin prej jush në shesh, dhe ata që dolën 35-36 vite më parë, askush nuk e mendonte që në 36 vite shqiptarët do të tregonim kaq kulturë, qendrueshmëri dhe që e duam ligjin dhe shtetin, lirinë, pavarësinë. Ai mendon se është i zgjedhur. Listen to me you son of the bitch. Dil në zgjedhje, dil i pastër jashtë pushtetit.

Ti e di kush të ka votuar, ti ke vrarë demokracinë e sillesh si pronar. Nuk je pronar i jetës sime, i fëmijëve të mi dhe Shqipërisë e shqiptarëve. Rama unë jam përballur me gjobat e tua, por kjo nuk është personale, ka të bëjë me lirinë e këtij populli dhe dinjitetit. Në 81 vite që nga `1945 në këtë Shqipëri e Europë që çdo matet, asnjë shtet në Europë nuk ka pasur 4 vetë, 45 vjet Enver Hoxha, pastaj Berisha dhe ti. Çfarë kërkon më nga ne dhe ky vend. Ke grabitur dhe plaçkitur. Duam arsimin si gjithë Europa, ti e mbushe Parlamentin me kriminelë dhe injorantë.

Nuk duam më 4 vetë në 80 vite, ne duam ndryshim. Ata që ke ti në parti dhe që nuk reagojnë kurrë nuk kanë liri dinjitet dhe meritë sepse nuk janë zgjedhur nga ne por lista tuaja të kalbura.

Nëse mburresh se po bëhet Shqipëria, po e bëjmë ne jo ti. Ju jeni pengesa më e madhe për zhvillimin dhe demokracinë e këtij vendi, për lirinë e këtij vendi, duam arsim dhe shëndetësi cilësore, të drejta të barabarta për të gjithë. Jepe dorëheqjen tregohu burrë sepse e di që je burracak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese