Hapësire reklamuese

Politikë

“Dritan Goxhaj ishte mercenar në luftën e Kosovës’’, Rama publikon me VIDEO "dëshminë" e “Komandant Plakut”: U pagua me 1600 franga për shërbimin që kreu

Shkruar nga Newsbomb
“Dritan Goxhaj ishte mercenar në luftën e
Dritan Goxhaj dhe Edi Rama

Duket se debati mes Edi Ramës dhe Dritan Goxhajt në lidhje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në luftën e UÇK-së do të vijojë, pasi kryeministri ka postuar një video ku shfaqet dëshmia e “Komandant Plakut”.

Më herët, Rama publikoi një dokument i cili daton që prej vitit 1999, një njoftim i bërë në emër të “Komandant Plakut” dhe që mban vulën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në të shkruhet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” nuk pranoi të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Por kreu i qeverisë nuk u ndal me kaq, pasi ka publikuar dëshminë e dhënë në një media kosovare për pjesëmarrjen në luftë të Goxhajt. Bëhet fjalë për deklaratën e ish-kandidatit për deputet në Kosovë, Qëndrim Kryeziu, i cili pretendon se po lexon dëshminë e lënë nga “Komandant Plaku”, ku thuhet se Goxhaj ka qenë mercenar në luftën në Kosovë.

Sipas Kryeziut, Goxhaj ka dërguar katër shqiptarë në qendrën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryente stërvitje. Sipas kësaj dëshmie, Goxhaj është paguar me 1600 franga për shërbimin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me shkrimin: “Dje ‘komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese