Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, ku një makinë ka përplasur një person me biçikletë në vijat e bardha.
Paraprakisht raportohet se çiklisti ka mbeture i plagosur si pasojë e përplasjes. Ai ka marrë plagë të mëdha në kokë, ndërsa thuhet se është nisur me urgjencë për në spital.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë, pritet të dalin detaje të reja në vijm.
Sondazh
Poll
