Foto ilustruese
Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Lëndës së Matematikës për Maturën Shtetërore 2026.
Mbi 26 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan më 16 qershor provimin e lëndës së Matematikës.
Nga rezultatet e publikuara, shihet se 241 maturantë kanë dalë ekselentë me notën 10, ndërsa 645 prej tyre kanë ngelur.
Matura Shtetërore 2026 u administrua në 144 qendra provimi në të gjithë vendin, ku u angazhuan mbi 2 mijë mësues administratorë dhe 170 monitoruesve të Ministrisë së Arsimit.
Për të parë notën e provimit të Matematikës mund të klikoni KËTU.
Sondazh
Poll
