Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 42 mijë fermerë aplikuan në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026

Shkruar nga Newsbomb

Mbi 42 mijë fermerë aplikuan në Skemën Kombëtare

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin, duke regjistruar gjithsej 42,728 aplikime. Ky interes konfirmon rolin e rëndësishëm të skemës si një instrument financiar që mbështet zhvillimin e bujqësisë, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së fermave.

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të fermerëve aplikues, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe që vijojnë të mbajnë peshën kryesore të prodhimit bujqësor në vend.

Këtë vit, Skema Kombëtare u organizua në 12 masa mbështetëse, të ndara në 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, duke ofruar mundësi financimi për sektorë të ndryshëm.

Masat direkte përfshijnë:

1. Tufën bazë të gjedhit;

2.  Tufën bazë të të imtave;

3.  Bletarinë;

4. Dosa dhe paradosat;

5. Kontrollin biologjik në serra;

6. Fermat organike;

7. Certifikimin Global G.A.P.;

8. Mbështetjen për sipërfaqet e mbjella;

9.  Ripopullimin në ujërat e brendshme.

Këto masa synojnë të mbështesin fermerët në uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme bujqësore.

Në të njëjtën kohë, 3 masat e investimeve përfshijnë:

1. Mbështetjen e fermerëve të rinj deri në 40 vjeç;

2.  Ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve;

3.  Mekanizimin e bujqësisë.

Përmes këtyre investimeve synohet modernizimi i fermave, rritja e kapaciteteve prodhuese, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e efikasitetit në aktivitetin bujqësor.

Vlerësimi i aplikimeve ka nisur.

Pas përfundimit të periudhës së aplikimeve, procesi i vlerësimit administrativ vijon në përputhje me kriteret dhe rregullat e përcaktuara në udhëzimin përkatës, sipas afateve të parashikuara.

Mbi 42 mijë fermerë aplikuan në Skemën Kombëtare
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese