Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim, arrestohet në Angli Sabri Sopoti

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim,
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka finalizuar në bashkëpunim me atë britanike operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Ku është lokalizuar dhe kapur në Angli shtetasi Sabri Sopoti, 60 vjeç, i dënuar me 24 vjet burgim për veprën penale vrasje me parmendim.

Sopoti në vitin 1999 ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin B.K, Gjykata e Dibrës e ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Tashmë pritet ekstradimi i 60 vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese