Hapësire reklamuese

Aktualitet

U gjet i pajetë në varrezat e Morinës, del FOTO: Ky është efektivi special i Kosovës, 35 vjeçari dyshohet se u vetëvra

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i pajetë në varrezat e Morinës, del FOTO: Ky
Shaban Hajdari, efektivi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren

Shaban Hajdari është efektivi 35 vjeçar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, i cili është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkurë në fshatin Morinë të Kukësit. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë me armë zjarri në varrezat e fshatit.

"Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri (pistoletë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit", thuhet në njoftim.

U gjet i pajetë në varrezat e Morinës, del FOTO: Ky
Shaban Hajdari, efektivi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka bërë me dije se trupi i specialit Shaban Hajdari është gjetur sot, më datë 22 Korrik, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, pa shenja jete.

35 vjeçari konsiderohej nga miqtë dhe zyrtarët policor si një njeri me vlera, i përkushtuar dhe profesional në shërbim të Republikës së Kosovës. Nuk dihen ende rrethanat e as motivi që ka çuar deri te ky rast i rëndë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese