Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në familjen Baxhaku ka pllakosur zia, personalitete e miq reagojnë zemërthyer për ikjen e parakohshme të Brikenës së “Harry Fultz”: Nuk ishte koha për lamtumirë…

Shkruar nga Newsbomb
Në familjen Baxhaku ka pllakosur zia, personalitete e miq reagojnë
Brikena Baxhaku

Mbrëmja e djeshme qe e zezë për familjen Baxhaku, pasi e shtrenjta e tyre Brikena, drejtoresha e “Harry Fultz” mbylli sytë përgjithmonë në moshë të parakohshme.

Ndërkohë personalitete, miq e kolegë kanë reaguar zemërthyer për ikjen e saj duke  ndarë kujtimet me të, e duke u shprehur ngushëllime familjarëve, të cilët nuk do ta kenë më në jetët e tyre.

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolli: Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Brikena Baxhakut.

Brikena ishte një mësuese e apasionuar e matematikës, një drejtuese e suksesshme e Institutit “Harry Fultz” dhe një figurë e respektuar në komunitetin arsimor shqiptar. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për dijen, ajo la gjurmë të pashlyeshme në jetën e brezave të tërë nxënësish dhe kolegësh.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë komunitetin e Institutit “Harry Fultz”.

Kujtimi dhe kontributi i saj në edukimin e të rinjve do të mbeten gjithmonë të çmuara.

U prehtë në paqe.

Gazetarja Milena Selimi: Brixh e dashur… ti ke nisur udhetimin pertej… e une, ne, njerezit qe te duam mbetëm ketej gardhit… po shihja sonte per lajmet e funddites ne oren 24:00… por askurre per ate lajm te ikjes tende. Ne kishim kodin tone te komunikimit, mesazhet e festave bullgare, festimet me shopska sallata dhe muskatova rakija…martenicite za baba marta, udhetimet e juaja ne Sofje, une Milençja, (veç ata qe me duan me therrasin keshtu) e ti slenchice- dielli qe veç zgjaste duart e perqafonte, kurdo, gjithmone… nje rrezedrite e buzeqeshje e madhe per te gjithe, nur e klas ne gjithçka, hijeshi e dinjitet: Profesoresha, edukatorja, drejtuesja, e mira e shtrenjte e Turit, mbeshtetesja e Tosit, mami eArbes, (qe e adhuronin te gjitha gocat per mam) dhe veç pak muaj edhe gjyshja e Dafnes dhe Nur. Oh sa lajm i bukur ishte mesazhi yt i nentorit 28…Milence! Mbesat tona Dafne dhe Nur mbrriten per 28 Nentor! Ma gezo Lele Janken me kete lajm..Ju perqafim fort! Une uroj fort qe princeshat e vogla ta kene marre aromen, dashurine dhe shpirtin tend prej trimereshe. Artrit kam… do ta kalojme… ah sikur te ishte veç artrit…

Nuk e di cfare ke marre me vete ne kete rrugetim pa kthim… por dije se TI mbetesh nje shpirt i bukur, nje grua e bukur dhe nje pedagoge dinjitoze. Ti e bere ma te bukur jeten time.

Postimi i fundit ne fcb ishte per lela Janken….. te duam pafund slenchice…. Почивай в мир….

Ke rruge per te bere deri tek ata te tjeret te dashur qe te presin….

Ne qiej te tjere. Nuk ishte kohe per te ikur!

Brikena Baxhaku, nuk ishte kohe per lamtumire

Ish-drejtori i përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymshika: Ndahet nga jeta Brikena Baxhaku

Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të shoqes sonë të kursit, Brikena Baxhaku, me të cilën ndamë vitet e studimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, në periudhën 1980–1984.

Brikena ishte një kolege dhe mike e dashur, e cila ia kushtoi jetën e saj arsimit dhe edukimit të brezave. Përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për nxënësit, ajo la gjurmë të vyera në shkollën shqiptare. Për shumë vite, në detyrën e drejtoreshës së shkollës Harry Fultz Institute, ajo kontribuoi në formimin e të rinjve dhe në zhvillimin e arsimit profesional në vend.

Sot largohet fizikisht nga ne, por kujtimi i saj, puna e saj dhe vlerat që përcolli do të mbeten të gjalla tek familja, miqtë, kolegët dhe brezat e nxënësve që pati fatin të edukojë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë komunitetit arsimor që e njohu dhe e vlerësoi.

U prehtë në paqe kujtimi i Brikena Baxhakut

Psikologia Blerta Bena: Na këpute shpirtin Brikena Baxhaku. Nuk kisha menduar se do shkruaja keto rreshta per ty. Lamtumire e bukura, e mençura, e mira, shoqja e zemres. Prehu me engjejt zemer.

Avokatja Eni Çobani: Lajm i rende i pabesueshem per nje Zonje te rralle te paperseritshme plot dinjitet dhe fisnikeri qe rrezatonte kudo miresi.Mua sot me ka ikur nje mike shoqe,nena e dyte e djalit tim se nese ai eshte sot i arrire eshte dhe merita yte e dashur Brikene.Si mund te besoj qe ti ike dhe smund te fjalosemi gjate ashtu si ne te dyja dinim te benim me buzeqeshjen tende plot jete qe i jepte zgjidhje cdo gjeje cdo shqetesimi.
Miqtë e vërtetë janë të vështirë për t’u gjetur, shumë të vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe e pamundur të harrohen
Jam e trishtuar pafund per humbjen tende por ke lene nje vajze te mrekullueshme bashkeshortin tend fisnik dhe mbesat e tua qe do jene krenare per Ty.Do jesh e paharruar per jete.
Te qofte dheu i lehte mike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese