Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy
Foto ilustruese

Enkelet Avduli dhe Sadik Kasa, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë, kanë rënë në pranga ditën e sotme në Durrës.

Ka qenë 46 vjeçari Enkelet Avduli ai i cili u kap teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, ai mësohet se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 7 vite e 5 muaj burgim, për veprat penale, trafikim i lëndëve narkotike , armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Ndërsa Sadik Kasa, u kap në fjsatin Sukth i Ri, pasi  autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale", me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje

-S. K., 38 vjeç, i cili u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale", me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese