Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në një azil privat në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
I moshuari Zyhdi Shehi goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho. Si pasojë e plagëve të marra, fatkeqësisht 82-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë Zyhdi Shehi u shoqërua në Komisariat nga forcat e Policisë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ka shqetësuar jo pak të moshuarit që jetojnë në këtë azil, kanë folur për mediat këta të fundit.
Hazin Abdija, i cili jeton në këtë azil, bëri me dije se autori jetonte aty së bashku me bashkëshorten e tij. Gjithashtu, ai foli edhe për kushtet për të cilat tha se janë të mira.
“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

