Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pse më ke zënë krevatin?” Si e vrau 78-vjeçari shokun e dhomës në azilin e pleqve në Tiranë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
“Pse më ke zënë krevatin?” Si e vrau
Foto ilustruese

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë, ku një i moshuar qëlloi për vdekje me bastun shoku ne tij të dhomës në azil.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është Zyhdi Shehi, 78-vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me bastunin prej hekuri disa herë shokun e tij, Virxhil Vesho, 82-vjeç. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e 78-vjeçarit.

Burime për mediat bëjnë me dije se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe zanafilla e debatit të tyre është bërë “krevati”.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dy të moshuarit u konfliktuan me njëri-tjetrin për krevatin. Mësohet se autori i ngjarjes, Zyhdi Shehi, i ka thënë shokun të tij të dhomës “pse më ke zënë krevatin”.

Menjëherë pas kësaj fraze dyshohet se ai e ka qëlluar disa herë me bastun në disa pjesë të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.

Menjëherë punonjësit e stafit të azilit njoftuan ambulancën, por fatkeqësisht i moshuari kishte ndërruar jetë dhe bluzat e bardha nuk mundën të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.  Në vendin e ngjarjes shkuan dhe efektivët e Policisë të cilët bënë të mundur arrestimin e 78-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese