Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nipi i ra Dëshmor në krye të detyrës, xhaxhai i policit të vrarë ia thotë në sy Bajram Begajt: Bëhuni Zot, e keni lënë vendin në dorën e kriminelëve! Na mbyllët derën

Shkruar nga Newsbomb
Nipi i ra Dëshmor në krye të detyrës, xhaxhai i policit
Xhaxhai i Enea Mekollit dhe Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të nder të efektivit të policisë Enea Mekolli, i cili humbi jetën një ditë më parë në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

Gjatë ceremonisë së homazheve, ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve, i xhaxhait të viktimës i  tronditur dhe i revoltuar nga humbja e të afërmit të tij, iu drejtua me tone të ashpra presidentit Bajram Begaj, duke vënë në dukje sipas tij dështimin e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.

Hazmi Mekolli ngriti shqetësimin se operacioni ku humbi jetën nipi i tij ishte ndërmarrë pa masa të mjaftueshme sigurie, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të mungesës së përgjegjësisë shtetërore.

“Bëhuni zot, e latë vendin në dorë të kriminelëve. Po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia, por dominon krimi. Na fundosët, na mbyllët derën. E dërguat atje pa marrë masa mbrojtëse”, i ka thënë xhaxhai i Enea Mekollit presidentit Begaj.

Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Lozhanit të Maliqit, ku forcat e policisë kishin shkuar për të ekzekutuar një urdhërarresti ndaj Violand Braçellarit. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari i priti efektivët me armë zjarri automatike, duke çuar në një përplasje fatale ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Enea Mekolli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese