Sot banorët e Përbregut kanë ndaluar makineritë e kompanisë në hyrje të varrezave, duke kundërshtuar nisjen e punimeve për landfillin e propozuar nga Bashkia Kukës. Ata thonë se projekti është mashtrim, sepse në prezantimin e bërë në Bardhoc përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit kanë premtuar ndërtimin e një rruge të re për të shmangur kalimin përmes varrezave, por sipas banorëve kjo nuk po ndodh. Për ta, ky është një shkelje e ndjeshme dhe një arsye më shumë pse nuk e pranojnë projektin.
"Sot banoret e Perbregut kane ndaluar ne hyrje te varrezave makinerit e kompanise qe shpreson te nise punimet per projektin e landfillit i propozuar nga Bashkia Kukes. Nderkohe nga videon e prezantimit te projektit ne Bardhoc, nga perfaqsuesi i Ministrise se Mjedisit na premtohet qe do te behet rruge e re per te shmangur kalimin permes varrezave. (Mashtrim)
Edhe pse banoret jane hapur kunder projektit, mashtrimi nise qe sot me inisiativen e projektusve per te shkele neper varreza. Ndaj, faktohet bindja se pse banoret jane kunder zbatimit te ketij projekti sepse vete landfilli eshte i demshem per zonene dhe pse nuk besohet se do te zbatohet ndonje kriter social,mjedisore dhe teknologjik!
Ju lutemi mos e lini vetem Perbregun!", shkruajnë ata.
Kujtojmë se kundërshtimi i banorëve ka nisur që në momentin kur u njoftua ndërtimi i landfillit në territorin e tyre. Ata kanë reaguar ashpër duke thënë se vendimi është marrë pa konsultim publik dhe se landfilli përbën rrezik për tokat, ujërat dhe ajrin e zonës. Më herët edhe Kryeplaku Hamit Dida ka deklaruar se komuniteti nuk është kundër zhvillimit, por kërkon transparencë dhe vendimmarrje të drejtë. Ndërkohë Bashkia Kukës ka mbajtur qëndrimin e saj duke e cilësuar projektin si pjesë të Reformës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për periudhën 2025-2030.
