Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Radikalët e majtë dhe segmentet islamike janë në protestë”, Kadilli paralajmëron: Ekziston rreziku të kthehet në mjet politik të dhunshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Radikalët e majtë dhe segmentet islamike janë në
Fatbardh Kadilli

Politikani Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin “NOW“ me Erla Mëhillin, analizoi protestat e fundit duke paralajmëruar për rrezikun e radikalizimit. 

Ai përmendi praninë e radikalistëve të majtë dhe segmenteve islamike dhe theksoi se protestat nuk duhet të kthehen në një mjet politik të dhunshëm apo të kontrolluar nga axhenda të ngushta. Ai vuri në dukje se 95% e pjesëmarrësve janë qytetarë të ndershëm, pa interesa dhe që kërkojnë vetëm ndryshim. 

Kadilli paralajmëroi se tradhtia më e madhe ndaj protestuesve të ndershëm do të ishte shndërrimi i lëvizjes në një radikalizëm të majtë apo në një narrativë të ngushtë politike, duke humbur frymën e saj qytetare. 

 “Këtu ka njerëz me axhendë, ka radikalë të majtë, ka segment islamik. Për herë të parë ke islam politik që bëhet pjesë e narrativës së pranuar.

Këto janë gjëra që, në qoftë se bien numrat, në qoftë se ata që kontrollojnë kush flet dhe kush nuk flet e ngushtojnë hapësirën dhe bëhen selektivë, të tipit “ti mund të jesh në protestë, ky tjetri s’ka të drejtë të jetë në protestë”. Ka ndodhur prandaj po them, t’i themi gjërat, jo vetëm pjesën e bukur të protestës. Jo vetëm ata fëmijët që rrinë atje tutje, që nuk është mirë që përdoren, por gjithsesi e quaj te pjesa e bukur.

 Jo vetëm dekori me flamingot butaforike, që është pjesë e bukur. Jo vetëm pluralizmi, që thashë është e bukur dhe gjëja më e shëndetshme që ndodh është ajo që ndodh atje.

Tani, në qoftë se duam të kuptojmë atë çfarë ndodh, shoqërisë shqiptare i duhet ajo gjë, por i duhet të zgjerohet, jo të radikalizohet dhe të ngushtohet.

Po në qoftë se ngushtohet dhe kthehet e dhunshme, imiton një gjë që mua nuk më pëlqen, që është protesta tipike e partive.

Po i them këto kritika që edhe ata që janë atje brenda, që nuk e kuptojnë çfarë ndodh, ai 95%-shi pa axhendë, po kaq pluralist, të kuptojë që nuk duhet të ngushtohet.

Nuk mund t’i thuhet kryetarit të një partie të vogël apo të madhe “ti s’ke të drejtë të vish këtu”. Pse nuk i jepet fjala një kryetari të një partie të vogël? Në qoftë se kjo kthehet në një radikalitet me axhendë të të majtës ekstreme, mua më shqetëson. Në qoftë se unë e shoh, politikisht e lexoj: “Rama në burg, Berisha në burg”, e lexoj politikisht.

Radikalizimi i kësaj natyre është kërcënimi dhe kurthi më i madh ku mund të hyjë kjo protestë.

Dhe do ishte tradhtia më e madhe ndaj atyre 95% që janë të ndershëm, nuk kanë asnjë qëllim imediat për të përfituar ndonjë gjë nga protesta, po duan një ndryshim. Vijnë dhe nga jashtë njerëz, kanë ardhur plot sepse duan ndryshim, nuk duan vend pune nga qeveria apo nga partia e pushtetit.

Në këtë drejtim e kam, që rrezikun më të madh kjo protestë e ka radikalizimin dhe zvogëlimin. Do doja që kjo protestë ata që drejtojnë të kuptojnë që nuk mund ta bëjnë këtë gjë vetëm”, u shpreh ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese