Në qyetin e Pogradecit kanë nisur homazhet për Enea Mekolli, efektivin 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në Lozhan të Maliqit një ditë më parë. Homazhet do të mbahen duke filluar që prej orës 10:00 e deri në orën 12:00, ndërsa trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut do të prehet në varrezat e vendlindjes së tij, në fshatin Balacë.
Famijlajë, miq, kolegë e të afërm mes lotësh e dhimbjeje, kanë vendosur që i ndjeri të prehet në vendlindjen e tij pavarësisht se statusi “Dëshmor i Atdheut” parashikon që varrimi të kryhet në Varrezat e Dëshmorëve.
Kjo kërkesë e familjaëve vjen pasi kujtojmë se siç raportuam edhe më parë ata kanë humbur edhe një tjetër djalë, po ashtu efektiv policie, prej leuçemisë, e për këtë ata duan që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Enea Mekollit.
