Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Njerëzit nuk do të hynë dot në resortet luksoze!” Rama para vlonjatëve: Vendi nuk zhvillohet nëse udhëhiqet nga njerëz të pangopur

Shkruar nga Newsbomb
“Njerëzit nuk do të hynë dot në resortet
Edi Rama, Vlorë

Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve të Vlorës, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së, Edi rama u ndal sërish te debati i madh për projektin në Zvërnec, ku nënzvizoi se një njeri i varfër pa ëndrra bëhet shkak i moszhvillimit të popullit.  

“Vendet ngecin jo kur kanë varfëri në lekë, por varfëri në ëndrra. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga njerëz që janë të varfër në ëndrra dhe të pangopur në interesat e tyre. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe delirantë, që thonë ‘ky vend është vetëm i juaji’” tha Rama para të pranishmëve.

Po ashtu, kryeministri theksoi se njerëzit nuk kanë si të hynë në resorte luksoze por do të jetë projekti ai që do të ndikojë ndjeshëm ekonominë e tyre.

Fjala e Edi Ramës: Natyrisht që njerëzit e thjeshtë nuk mund të hyjnë në resorte luksoze dhe jahte, por është jahti që hyn në ekonominë e tyre. Imagjinoni ‘Porto Montenegro’ ka qenë 150 milionë euro dhe u shit te të tjerët që e morën 700 e kusur milionë euro.

Tani 4 miliardë euro investim në Zvërnec të Vlorës, merreni me mend vetë se çfarë prodhon. Ai investim 4 miliardë dollarë në Zvërnec, do të jetë bekim për ekonominë e gjithë Shqipërisë. Ai investim nuk do sjellë vetëm paratë, nuk do ndërtojë vetëm vilat e hotelet, por do të sjellë një vlerë të shumëfishuar në të gjithë këta komponentë jashtë kufijve të tij. Sepse është kjo që transformon me themel ekonominë, jo ëndrrat e varfra.

Vendet ngecin jo kur kanë varfëri në lekë, por varfëri në ëndrra. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga njerëz që janë të varfër në ëndrra dhe të pangopur në interesat e tyre. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe delirantë, që thonë ‘ky vend është vetëm i juaji’. Kështu u thoshte edhe Hitleri gjermanëve. Kjo do të thotë t’i bësh thirrje nxitjeve më të zymta të racizmit, të vetëizolimit dhe t’i bësh thirrje humnerës. Nuk kanë bërë hajër kurrë në histori popujt që udhëhiqen nga sharlatanizma të tilla. Shqipëria ka nevojë për respekt, edhe për zërin e hoxhës, edhe për zërin e priftit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese