Protesta në Berlin
Protesta kundër projektit të Zvërnecit duket se ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur para selisë së Ambasadës Shqiptare në Mynih të Gjermanisë.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Newsbomb.al, me pankarta në duar dhe flamurin kombëtar, shqiptarët kanë bërë thirrje kundër projektit të Zvërnecit.
Vlen të përmendet se protestuesit kanë marrë me vete edhe fëmijët e vegjël.
Po ashtu, nesër është paralajmëruar një protestë edhe në Londër, ku sipas burimeve të Newsbomb.al, organizatorët kanë marrë leje nga autoritetet lokale.
Mësohet se protesta në Londër do të fillojë në orën 19:00 dhe të pranishëm pritet të jenë qindra shqiptarë.
Sondazh
Poll
