Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj preket në podium: Rrugeçërit e qelbësirat e kanë shkelur me këmbë një popull të tërë

Shkruar nga Newsbomb
Protesta në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj preket në podium:
Aktori Mehdi Malkaj

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar kundër projektit të Zvërnecit para Kryeministrisë, teksa i ka ftuar protestuesit që të qëndrojnë në këmbë.

Malkaj mes lotësh, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se e ka ndarë vendin në parcela dhe se po e shesin atë.

Ndërsa më tej, aktori ka theksuar se shqiptarët duhet që të kujdesen për vendin e tyre.

"Duhet të qëndrojmë në këmbë. Të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët në kurrizin e qelbësirave. E keni vënë re që atdheu ynë është ndarë në parcela? Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai, por Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Shqipëria është prona jonë, duhet të kujdesemi për të dhe të mos shikojmë rrugeçërit e qelbësirat që kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Ne do bëjmë si duam ne", tha aktori gjatë protestës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese