Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk dorëzon prej 3 vitesh vendimet”, reagon gjyqtarja e Administratives: Kam sakrifikuar edhe pushimet e verës për të mirën e njerëzve, kjo është shpifje e turpshme!

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk dorëzon prej 3 vitesh vendimet”, reagon gjyqtarja e
Gjyqtarja, Afërdita Caco

Afërdita Caco i është përgjigjur një akuze në rrjetet e masmedias, ku pretendohej se prej 3 vitesh zvarrit dosjet në Gjykatën Administrative duke mos dalë me vendime përfundimtare.

Ajo ndihet e keqardhur për mënyrën se si tentohet t’i hidhet baltë punës së saj, teksa përmes një reagimi në “Linkedin” thekson se ka qenë korrekte me dorëzimin e vendimeve.

Madje zbulon se për shkak të ngarkesës ka sakrifikuar edhe pushimet e veta të verës në mënyrë që njerëzit të merrnin drejtësi në Gjykatën Administrative.

“E keqardhur që pas 7 vitesh pune, lodhjeje dhe sakrifice për të ushtruar detyrën me ndershmëri dhe përgjegjshmëri, një portal online shpif në mënyrë të paturpshme dhe me gjuhë të papërshtatshme rreth personit tim. Pretendohet sikur unë kam 3 vjet që nuk dorëzoj vendimet gjyqësore, kur të gjithë ata që kanë akses në gjykatë e dinë korrektësinë time lidhur me dorëzimin e vendimeve, pavarësisht ngarkesës kolosale në vite. Për më tepër, gjatë këtyre 7 viteve kam sakrifikuar edhe pushimet e gushtit, në mënyrë që qytetarët të merrnin drejtësi. Siç ka thënë edhe Faik Konica: "Shpifja është arma e të paaftit dhe mburoja e të dështuarit”, shkruante gjyqtarja.

“Nuk dorëzon prej 3 vitesh vendimet”, reagon gjyqtarja e
Pretendimi për mosdorëzimin e vendimeve

Një reagim i inciuar pikërisht nga një postim në Facebook, ku i kërkohej Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të niste inspektimet në gjykata për të vlerësuar punën e “Togave të Zeza”.

Afërdita Caco ka nisur punë si magjistrate në korrik të vitit 2019 si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Shkodër. Në maj të 2021-shit “gradohet” si zv. kryetare e këtij institucioni deri në 1 korrik të vitit 2023 teksa transferohet në Tiranë si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese