Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pacientët konfliktohen me njëri-tjetrin brenda Poliklinikës në Shkodër, njëri prej tyre nxjerr thikën dhe ia ngul disa herë shkodranit tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Pacientët konfliktohen me njëri-tjetrin brenda Poliklinikës
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një shtetas ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja mësohet të jetë regjistruar në ambientet e Poliklinikës së qytetit, ku pas një konflikti ky shtetas është qëlluar me thikë nga një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku është futur me urgjencë në sallën e operacionit. Sipas burimeve mësohet se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut dhe se goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, teksa për më tepër detaje pritet një reagim nga Policia e Shkodrës.

Lajmi i përditësuar, njoftimi i Policisë pas publikimit të këtij lajmi:

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese