Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e banesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në drejtim të pjesës së kuzhinës.
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimet e zjarrfikës, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë berë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Video Credist: @/ Disidentët
