Foto nga Llakatundi
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë. Flakët mësohet se kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi, teksa era e fortë po favorizon përhapjen edhe në zona përreth.
Në vendngjarje janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe pë rtë parandaluar rrezikimin e banesave nga përhapja e mundshme e zjarrit.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Sondazh
Poll
