Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë kodrat me ullinj të fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cerrikut. Raportohet se flakët kanë rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe duke vënë në alarm strukturat e emergjencave civile.
U mësua se në operacionin për shuarjen e flakëve, janë angazhuar 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilët punuan për disa orë rresht për të izoluar dhe shuar flakët.
Pas ndërhyrjes së shpejtë flakët u vendosën nën kontroll dhe zjarri është shuar plotësisht, duke shmangur përhapjen drejt zonave të tjera.
Ndërsa ende nuk dihen ahkaqet e rënies së zjarrit. Prite që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit
