Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zi në botën akademike, shuhet profesori Ilo Stefanllari, pedagogu dhe leksikografi që la gjurmë në studimet e gjuhës angleze

Shkruar nga Newsbomb
Zi në botën akademike, shuhet profesori Ilo Stefanllari, pedagogu dhe
Fakulteti i Gjuheve te Huaja

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të hënë. Profesori Illo Stefanllari, një prej figurave më të njohura të gjuhës angleze dhe një pedagog që la gjurmë të rëndësishme në arsimimin e lartë shqiptar ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, ku Prof. Dr. Stefanllari shërbeu për shumë vite si pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, duke kontribuar në formimin akademik të brezave të tërë studentësh.

Gjatë karrierës së tij, ai u dallua jo vetëm për përkushtimin në auditor, por edhe për punën e palodhur në fushën e leksikologjisë dhe hartimit të fjalorëve dygjuhësh, vepra që mbeten referencë për studiuesit, pedagogët dhe studentët e gjuhës angleze.

Kolegët e kujtojnë si një profesor me integritet të lartë profesional, urtësi dhe përkushtim të veçantë ndaj dijes, ndërsa studentët si një pedagog që frymëzonte me njohuritë dhe humanizmin e tij.

"Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Postimi i plotë:

Njoftim për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilo Stefanllarit

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish pedagogut Prof. Dr. Ilo Stefanllari, i cili për shumë vite dha një kontribut të vyer pranë Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Prof. Dr. Stefanllari i përkiste atij brezi pedagogësh që formuan dhe edukuan me përkushtim të lartë breza të tërë studentësh. Krahas veprimtarisë së tij pedagogjike, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën e leksikologjisë dhe hartimit të fjalorëve dygjuhësh, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e studimeve të gjuhës angleze në vendin tonë.

Për profesionalizmin, urtësinë dhe humanizmin e tij, ai do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje nga kolegët dhe studentët.

Kontributi i tij në arsimin universitar mbetet një trashëgimi e çmuar për institucionin tonë.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të.

U prehtë në paqe!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese