Hapësire reklamuese

Aktualitet

Për herë të parë në një spital publik në Shqipëri, Memoriali i Fierit kryen me sukses një ndërhyrje të avancuar në zemër

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë në një spital publik në
 

Për herë të parë në një spital publik në Shqipëri, në Spitalin Rajonal Memorial Fier është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar për zhbllokimin e arterieve të zemrës.

Mjekët aplikuan teknikën koronare perkutane me qasje retrograde dhe metodën "reverse CART", një procedurë e specializuar që përdoret në rastet kur arteriet koronare janë të bllokuara në mënyrë të tillë që nuk mund të hapet me metoda të zakonshme.

Kjo teknikë u mundëson mjekëve të arrijnë te bllokimi përmes një rruge alternative brenda enëve të gjakut, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut në zemër pa qenë e nevojshme kryerja e një operacioni në zemër të hapur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i diagnostikuar me sëmundje komplekse të arterieve koronare dhe me risk shumë të lartë.

Procedura u realizua nga dr. Amarildo Voci, në bashkëpunim me ekipin e hemodinamikës së Spitalit Rajonal Memorial Fier, të përbërë nga dr. Ndriçim Kallashi, dr. Marsjon Qordja, dr. Briand Shehu dhe infermieri Ermir Tajari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese