Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit, arrestohen Dritan Goxhaj dhe një tjetër qytetar

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit, arrestohen
Momenti i shoqerimit

Një përplasje fizike ka ndodhur mes protestuesve dhe policisë në protestën që po mbahet para Kuvendit, ku protagonist ka qenë aktivisti Dritan Goxhaj.

Mësohet se pas përplasjeve, aktivisti Goxhaj është arrestuar nga policia, ndërsa së bashku me aktivistin është arrestuar edhe Shkëlzen Bushi dhe disa personave të tjerë.

Mësohet se policia ka bërë përpjeke për të larguar tubuesit nga zona ku dalin deputetët e Kuvendit, për të krijuar një korridor kalimi për ligjvënësit.

Por kjo ka sjellë irritimin mes palëve dhe ka bërë që të ketë përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, që ka çuar në shoqërimin në polici të Goxhajt, Bushit dhe disa personave të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese