Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përshkallëzon situata para Parlamentit, protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut, “Shqiponjat” shkojnë dhe vendosen kordon

Shkruar nga Newsbomb
Përshkallëzon situata para Parlamentit, protestuesit përplasen me
Momenti kur mjeti i Albana Kociut u sulmua nga protestuesit

Situata jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar ndjeshëm këtë të martë, ku protesta e qytetarëve është shoqëruar me përplasje me forcat e Policisë së Shtetit dhe incidente të shumta, ndryshe nga protestat e zhvilluara përgjatë 31 ditëve të fundit.

Për të parandaluar bllokimin e hyrjes kryesore të Parlamentit, Policia e Shtetit ngriti një kordon sigurie dhe u kërkoi protestuesve të lirojnë menjëherë hyrjen e Kuvendit, me qëllim garantimin e lëvizjes së deputetëve dhe zhvillimin normal të seancës plenare.

Pas urdhrit të policisë për zhbllokimin e hyrjes, situata u përshkallëzua ndërsa efektivët nisën të shtyjnë protestuesit për të hapur rrugën. Kjo solli përplasje fizike dhe verbale mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Në kulmin e tensioneve, protestuesit qëlluan me vezë automjetet e disa deputetëve dhe ministrave gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e Parlamentit, përfshirë këtu edhe automjetin e zv.kryeministres Albana Koçiu.

Për shkak të situatës, forca të shumta të Policisë së Shtetit  dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar perimetrin e Kuvendit, duke mbajtur nën kontroll hyrjet dhe daljet. Madje siç shihet dhe nga pamjet e mëposthme disa prej deputetëve kanë mbetur të “bllokuar” në ambientet brenda Kuvendit ndërkohë që policia është duke ngritur kordonë me qëllim që ligjvënësit të kalojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese