Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Policia, policia ndalo...”, Blutë e Tiranës prangosin 35 vjeçarin në Bërzhitë, PAMJET kur i vihen pas dhe i gjejnë qindra gramë kokainë e kanabis

Shkruar nga Newsbomb
“Policia, policia ndalo...”, Blutë e Tiranës prangosin 35
Foto nga operacioni

Në kryeqytet është finalizuar operacioni anidrogë i koduar “Implikimi”, prej ku policia ka vënë në pranga një shtetas 35-vjeçar, të cilin e ndaluan pranë një njësie pushimi në Bërzhitë, teksa iu gjetën 833 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 576 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pamjet e mëposhtme duket se blutë nxitojmë pas të riut dhe e prangosin teksa automjetet e tjera kanë ndaluar në mes të rrugës. Policia ka mundur të neutralizojë 35-vjeçarin, Erald Tafani dhe të bëjë shoqërimin e tij në polici si edhe sekuestrimin e lëndës narkotike dhe makinës së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”.

Sekuestrohen 833 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 576 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, shumë eurosh e përfituar nga shitja e tyre dhe automjet.

Arrestohet 35-vjeçari që u kap në afërsi të një njësie pushimi, në Bërzhitë, me sasi të këtyre lëndëve, me vete, me qëllim shitjen.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me fokus identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që individualisht ose në grupe, janë përfshirë në sigurimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Gjatë operacionit u ndalua në afërsi të një njësie pushimi, në fshatin Bërzhitë, dhe u vu në pranga shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën:

-833 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit.

Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese