Është bërë reagimi paraprak zyrtar nga Policia e Tiranës, në lidhje me ngjarjen që tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku një grua u gjet e pajetë në Liqenin e Thatë.
Sipas njoftimit të dhënë, rreth orës 07:10 janë lajmëruar shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, të cilat kanë njoftuar menjëherë polumbarët e RENEA-s. Këta të fundit që qenë ata të cilët arritën të gjenin në orën 9:00 trupin e pajetë të shtetases rreth 45 vjeçare, të identifikuar me inicialet M.T.
Kujtojmë se ashtu siç raportuam edhe më parë, trupi i gruas u gjet i pajetë në Liqenin e Thatë. Në pamjet e sigurua, duket se si polumbarët nxjerrin nga liqeni trupin teksa në vend ndodhej një automabulancë dhe një numër i lartë efektivësh.
Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se te “Liqeni i Thatë”, dyshohet se ishte vetëhedhur në ujë, një shtetase. Shërbimet e këtij stacioni njoftuan menjëherë polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet dhe gjetën në ujërat e liqenit, rreth orës 09:00, trupin e pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

