Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur disa
Foto ilustruese: Policia

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut, ku 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin K. I., dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka nisur procedim penal ndaj këtyre shtetasve K. C., 70 vjeç, dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, të cilët akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Qëlloi në ajër me armë zjarri për të kanosur disa shtetas, vihet në pranga 38-vjeçari.

Nis procedimi penal për 8 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, si dhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin "Elez Isufi", arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F. I., në bashkëpunim me shtetasin K. I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K. C., 70 vjeç dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese