Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Rama të kontrollojë 'dardhat', Berisha të kuptojë çfarë do”, Meksi për liderët: Mos bëni ligje të reja por “mblidhni” administratën

Shkruar nga Newsbomb
"Rama të kontrollojë 'dardhat', Berisha të
Berisha, Meksi. Rama

Endri Meksi gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, ka folur për dy figurat më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Meksi thekson se Rama përballet me pasojat e një proteste 55-ditëshe, ku qytetarët “vranë frikën” dhe shprehën pakënaqësinë në masë. Sfida e tij, sipas Meksit, është të kuptojë drejtimin që do t’i japë PS-së në tre vitet e ardhshme, ndërsa objektivi kryesor mbetet integrimi në BE. Ai nënvizon se problemi nuk është krijimi i ligjeve të reja, por funksionimi korrekt i administratës, e cila shpesh është e mbushur me elementë të pavarur që Rama nuk mund t’i kontrollojë plotësisht.

"Zoti Rama ka përballë një situatë 55 ditësh proteste, që i duhet të kuptojë se si ta drejtojë timonin e PS, pasi vëzhgoi që qyteti i Tiranës dhe një pjesë tjetër, brenda dhe jashtë Shqipërisë, arriti të shprehte shumë pakënaqësi, por më kryesorja, të themi termin që përdorin protestuesit “vranë frikën”, nuk gjykoj që ka patur hapësirë për frikë, por le të themi gjetën një momentum për të shprehur në masë një indinjatë.

Sfida e tij reale, është të kuptojë për tre vitet e ardhshme që mbeten drejt rrugëtimit për në BE, ç'ka për mendimin tim është objekivi kryesor dhe i vetëm që i ka mbetur në sirtar, jo edhe aq në sirtar sepse diçka po realizohet, por deri në momentin e realizimit ka akoma punë, në këtë rrugëtim duhet të kuptojë çfarë forme dhe drejtimi i jep PS. 

PS është e tëra nën drejtimin e tij, por administrate funksionon me shumë element pavarësia. Janë “dardhat” e famshme që ai i quan, personat që hanë dardha. Nuk them se nuk i di, por them se nuk ka mundësi konkrete as ti gjëmojë as gjurmojë, as ti kapë. Edhe kur i di, nuk i deklaron dot përveçse pas faktit. Nuk mund të dalë dhe të bëjë akuza konstante, njerëzve të tij dhe vetes së tij. 

Mendoj se sfida kryesore e zotit Rama është të korrigjojë të PS-në dhe administratën, mos bëni ligje të reja, por të funksionojë saktë administrata.’, tha Meksi.

Nga ana tjetër për  kreun e opozitës ai shprehet se sfida është edhe më e rëndë, pasi ndodhet në vitin e 14 të opozitës. Veprimet e Berishës janë të paqarta në këndvështrimin e Meksit duke e përshkruar si një tentativë për vetëmbrojtje konstante. Sipas tij, nuk ka rrezik nga SPAK apo nga konfliktet e brendshme të PD-së, por më shumë një mungesë qartësie në raport me forcat opozitare të vendit.

“Te zoti Berisha, ka një sfidë akoma më të tmerrshme, është në vitin e 14 të opozitës. Shumë e paqartë se çfarë dëshiron të bëjë. Përshtypja e përgjithshme është se ka një tentativë vetëmbrojtje konstante. Nuk e shoh të tillë, që zoti Berisha të ketë një risk gjëkundi në horizont, as nga SPAK, as nga tjetër kush, as nga luftërat e PD dhe opozitës. Shoh më shumë paqartësi të tij, në raport me forcat opozitare që ka ky vend. Nuk është më një Shqipëri e ndarë në dy kampe, për shkak se edhe kampi qeverisës nuk ka asnjë lidhje me grupimin historik socialist, mund ti përkasë grupeve lobuese”, vijoi ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese