Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Rikthehet” Florian Gjergji! “Truri i mashtrimeve” i merr kambistit nga Durrësi 60 mijë euro pasi iu perzantua si kushëriri i një biznesmeni, prangosen dy bashkëpunëtorët e tij

Shkruar nga Newsbomb
“Rikthehet” Florian Gjergji! “Truri i mashtrimeve” i
Florian Gjergji

Krimi Ekonomik ka zbuluar përmes një tjetër operacioni një rast mashtrimi ku i dyshuari kryesor është Florian Gjergji. I riu shkodran, i cili dyshohet se aktualisht ndodhet në Gjermani, ka mashtruar një kambist në Durrës.

Bazuar në hetimet e kryera, ai i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të njohur, dhe duke përfituar kështu prej faktot që kambisti kishte njohje me famijen e biznesmenit ai arriti t’i “hidhte hi syve” dhe të fitonte vesimin e tij duke i zhvatur kështu 60 mijë euro. Më pas kambistit i është dhënë udhëzimi që shumën e parave ta dorëzonte tek një person pranë një qëndre tregëtare.

Pasi ka marrë paratë, personi është larguar në drejtim të Elbasanit, ku u takua me një tjetër person që kishte mbërritur me taksi prej një zone rurale, ky i fundit pasi ka marrë shumën është larguar menjëherë.  Dy personat e përfshirë në skemën e tërheqjes së parave janë identifikuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa gjatë dëshmive të tyre, ata kanë deklaruar fillimisht se janë kontaktuar dhe orientuar nga Florian Gjergji.

Mashtrimi u kuptua falë vetë kambistit, i cili pasi dorëzoi 60mijë eurot,telefonoi mikun e tij për të konfirmuar kryerjen e porosisë, por në atë moment mësoi nga personi në fjalë se i nuk kishte këkruar asnjë shumë parash.

Kujtojmë se më parë është zbuluar se Gjergji u shkruante në aplikacionet e komunikimeve biznesmenëve duke u shtirur si person i njohur i politikës me post të lartë shtetëror dhe është provuar se ka mashtruar të paktën në tre raste dhe dyshohet edhe për një rast të katërt. Ai po ashtu i udhëzonte bashkëpunëtorët e tij në një rast të hiqeshin si kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha (tashmë ish-kryebashkiaku). 

Ai  është shitur edhe si persona të politikës, herë duke u hequr si kryeministri Edi Rama dhe herë si kryebashkiaku Erion Veliaj, Florian Gjergji, ka futur në “thesin” e tij dhjetëra biznesmenë të fuqishëm në Tiranë, disave prej tyre duke iu marrë shuma të madha parash.

Në maj të vitit , 2023,  Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, e deri më sot ai nuk është mundur të kapet nga policia dhe dyshohet se ndodhet në Gjermani.

Por, pavarësisht që policia e kërkon ai nuk ka lënë pasdore mashtrimet. Skema që Gjergji ka përdorur për të mashtruar biznesmenët është se fillimisht ai u dërgon një mesazh. Në rastin e tentativës për ta futur në grackë pronarin e “Everest”,  Gjergji përdori një aplikacion komunikimi me numër me prefiks të Britanisë së Madhe iu prezantua atij si zyrtar i tatimeve.

“Jam Ermal Dredha më duhen 35 mijë euro”, ky ishte mesazhi që i shkoi në telefon pronarit të “Brunes”. Në kuadër të këtij rasti në pranga ranë Afrim Radici, Gëzim Çelani dhe Qazim Vata. Ka qenë Gjergji ai i cili i kishte thënë bashkëpuntorëve që të shkonin në qendrën tregtare dhe të takonin biznesmenin dhe t’i thoshin që kanë shkuar për të marrë “pakon”, shumën prej 35 mijë euro. Mirëpo, ata nuk ishin në dijeni që biznesmeni kishte njoftuar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë këta shtetas.

Edhe Pëllumb Salillari ka qenë “preja” e Gjergjit. Atij iu kërkuan 130 mijë euro. Në kuadër të këtij operacioni i cili mbante emrin “Signal” ranë në pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Tre të rinjtë shkodranë tentuan që përmes një mesazhi ku prezantoheshin me emrin “Edi” të mashtronin biznesmenin e ndërtimit.

Ndërkohë, më pas policia arrestoi dhe tre persona të tjerë, Erjon Likën, Edmir Jaçen dhe Gazmit Ismailajn, të cilët nën urdhrat e Gjergjit tentuan që t’i marrin 13 mijë euro administratorit të një biznesi në Kamzë.

Gjithashtu lidhur me këto skema mashtrimi kanë rënë në pranga në shtator të 2023 edhe Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusi, të cilët i kërkuan para pronarit të një kazinoje në Tiranë.

Koka e këtij grupi kriminal, Florian Gjergji, ka tentuar që të tërheqë në grackë edhe biznesmenin me ininciale R.G, të cilit në mënyrë mashtruese iu prezantuan në emër të kryebashkiakut të Tiranës. Policia gjurmoi personat që shkuan të marrin paratë dhe arrestoi babë e bir, Bedri e Albert Vodha, gjatë operacionit të koduar “Telegram”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese