Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkodra drejt transformimit, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: Një investim që do të modernizojë shërbimet për vizitorët e turistët

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra drejt transformimit, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave
Foto e shpërndara nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.

Sipas Ramës, kjo është një ndërhyrje që i hap rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se ky investim synon modernizimin e shërbimeve për vizitorët dhe turistët, duke dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në qytet.

Po ashtu ai thekson se kjo përbën një tjetër hap drejt transformimit të Shkodrës në një qytet më të organizuar, më mikpritës dhe më tërheqës për të gjithë.

“Bashkia Shkodër po çliron hapësirat që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Qendrës së re të Integruar të Informacionit Turistik, një investim që do të modernizojë shërbimet për vizitorët e turistët dhe do të ndikojë zhvillimin e turizmit në qytet

Një tjetër hap drejt një Shkodre më të organizuar, më mikpritëse dhe më tërheqëse për të gjithë,” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese