Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkodra me “dorë të hekurt” në plazhin e Velipojës, paralajmërohen penalitete për abuzuesit me çmimet e shezlongëve

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra me “dorë të hekurt” në plazhin e
Plazhi i Velipojes

Struktuar e Bashkisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Shetit, Krimin Ekonomik, Hetimin Taimor dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, kanë zhvilluar kontrolle të përbashkëta në Plazhin e Velipojës, me qëllim monitorimin e zbatimit të çmimit tavan.

Gjatë inspektimeve, nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se çdo subjekt është i detyruar të afishojë qartë çmimet dhe t’i respektojë ato. Duke paralajmëruar më tej se duke filkuar nga dita e nesërme të gjitha shkeljet o të ndëshkohen me masa administrative.

"Jemi këtu për kontrolle, ku shumë subjekte nuk kanë afishuar çmimet e çadrave dhe shezlongëve në plazhin e Velipojës. Bizneseve iu kërkua të vendosin çmimet dhe mos të tejkalojnë çmimin që është 900 lekë për një çadër dhe dy shezlongë", tha ai.

Më pas ai u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë rastet e abuzimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese