Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja ka zgjedhur një gjuhë të ashpër dhe ironike për të kritikuar tenorin Armaldo Kllogjeri, pas një video ku ky i fundit shfaqej si pjesëmarrës në protestë duke thënë se Shqipëria nuk ka më nevojë të futët në Bashkimin Evropian dhe se BE-në mund ta ndërtojmë këtu në vendin tonë.
Më herët artisti është fotografuar më një pankartë ku shpreh pakënaqësinë e tij për heqjen nga puna, si solisti i parë i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ministri Gonxja ka theksuar se një artist i paguar nga taksat e qytetarëve ka një mision publik për të dhuruar emocione dhe kulturë, jo të degradojë figurën e artit. Ai e ka përdorur këtë krahasim për të lidhur edhe qëndrimin e Kllogjerit ndaj futjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se në BE vlerësohet arti dhe profesionalizmi, jo spektakli banal.
“Zotëria jote ishte pjesë e një institucioni si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ku paguheshe me taksat e shqiptarëve për të kënduar, por e le punën dhe ike në një reality show për të urinuar para kamerave. Mbasi mbarove urinimin deshe të rikthehesh në Opera, po kjo nuk kishte si të ndodhte dhe prandaj ti nuk do që Shqipëria të futet në BE, sepse në BE tenorët nuk paguhen për të urinuar në publik, po për t’i dhuruar publikut emocionet e artit klasik.- shkruan Gonxhja
