Foto nga aksidenti
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Laç, pranë fshatit Derven.
Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Gjin Kola.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll
