Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit hoqën flamurin dhe e grisën, reagon ambasadorja izraelite në Tiranë: Veprime të tilla turpëron popullin shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit hoqën flamurin dhe e grisën, reagon ambasadorja izraelite
Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë,  ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë.

Përmes një reagimi në platformën X, ajo dënoi aktin duke theksuar se  duhet respektuar të drejtat demokratike për të protestuar. Sipas saj, veprimet të tilla nuk i shërbejnë kauzës së protestës dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë.

Gjithashtu ajo shpreh mirënjohje edhe për reagimin e menjëhershëm nga Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha, i cili dënoi publikisht incidentin.

“Mbrëmë në Tiranë protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma e mbledhur në vendngjarje brohoriste.

Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.

E falënderoj Fer Hoxha për dënimin e tij të menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti,” shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese