Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nënës i ra të fikët, motra qante duke ulëritur”, dëshmitarja tregon detaje tronditëse nga mbytja e 11-vjeçarit në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
“Nënës i ra të fikët, motra qante duke
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në bregdetin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pasi është mbytur në Detin Adriatik.

Një dëshmitare ka dhënë detaje tronditëse nga kjo ngjarje, e cila, sipas saj, ndodhi rreth orës 10:35, pranë Kavalishencës në Durrës, ndërsa i mituri e kishte çadrën te zona e Tropikalit.

Sipas dëshmitares, edhe pse të miturit iu dha ndihma e parë nga një mjeke për rreth 15 minuta, ai nuk mundi të mbijetojë. Në vendngjarje ambulanca mbërriti me shpejtësi, por pa mundur t’i shpëtonte jetën.

Më tej, ajo jep detaje tronditëse për momentet pas ngjarjes. Në një mesazh për JOQ Albania, dëshmitarja shkruan se nënës së 11-vjeçarit i ra të fikët për një moment, ndërsa motra e tij qante me ulërima teksa njoftonte të atin në telefon.

Po ashtu dëshmitarja shkruan se në zonë ndodhet një kullë vrojtimi, por që nuk është funksionale siç duhet, pasi personat përgjegjës qëndrojnë më shumë në pjesën e pasme të saj.

Mesazhi i qytetares:

Ambulanca 19 minuta pas telefonates time ka ardhur, nderkohe goca qe mu pergjigj me tha qe ishin njoftuar dhe ishte nisur. O zot ishte e tmerrshme, djali ishte në klase e 5, ishte në plazh me motren e mamin.

Cadra tij ishte nga zona e Tropikalit, nderkohe eshte nxjerre tek zona e Kavalishences, tek policia ,e ka pare nje burre qe ishte mbi det pa levizur dhe aty e ka kuptuar qe ka dicka qe nuk shkon. Nje doktoreshe i ka dhene ndihme per 15 minuta pa ndalese , nxirrte shkume nga goja.

Kulla vrojtimit eshte bosh ketu te Kavishenca, dmth jane ca cuna qe rrine, por rrine nga mbrapa kulles ku bie hija. Por edhe pergjegjesia e prinderve duhet te jete maksimale por ca te bejme. Jemi tronditur, nenes i ra nje moment te fiket, motra qante me te madhe dhe merrte babin dhe te tjere ne tel qe u kerkonte ndihme atyre nga tel duke ulerit me te madhe. Sdi si ta pershkruaj. Kush ka mundur i ka dhene ndihme, te tjeret jane luturrrr te shpetonteeee

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese