Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situatë e tensionuar para Kuvendit, një qytetar shoqërohet nga policia te "Rruga e Elbasanit"

Shkruar nga Newsbomb
Situatë e tensionuar para Kuvendit, një qytetar shoqërohet nga
Foto nga shoqërimi në polici

Tensionet para Kuvendit vijojnë, ndërsa protestuesit po përplasen me forcat e policisë, si dhe po regjistrohen incidente të shumta.

Gjatë protestës, policia ka shoqëruar një qytetar në “Rrugën e Elbasanit", ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në ndërhyrjen e efektivëve.

Siç kemi raportuar edhe më herët, pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital pasi kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.

Nga ana tjetër, edhe disa protestues kanë pësuar lëndime si pasojë e gazit lotsjellës. Një tjetër protestues është transportuar me ambulancë pasi dyshohet se u godit me një gur në kokë.

Në zonën përreth Kuvendit janë vendosur forca të shumta policore, përfshirë efektivë të FNSH-së, ndërsa godina e Kuvendit është rrethuar me barriera metalike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese