Sot do të mbahet në Tivat të Malit të zi, Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët europianë do të riafirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.
Po ashtu i praniashëm në këtë samit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Takimi do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Lidërët pritet që të diskutojnë ,bi ecurinë e procesit të zgjerimt të BE. Integrimin gradual të vendeve të rajonit si edhe zbatimin e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Takimi në Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–2029 dhe konfirmon rëndësinë që Bashkimi Europian i kushton perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.
Agjenda:
11:00 Mbërritjet
12:00 Seanca plenare
13:30 Foto familjare, pushim i shkurtër kulturor
14:00 Dreka
Rreth orës 15:30 konferencë për shtyp nga Presidenti Costa, Kryeministri Milatović and Presidentja von der Leyen
16:00 Daljet dhe deklaratat për shtyp
