Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat e larta sjellin virozat e stinës, mbushen urgjencat pediatrike

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat e larta sjellin virozat e stinës, mbushen urgjencat pediatrike
Foto ilustruese

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin së fundmi po favorizojnë përhapjen e virozave të stinës.

Diarreja, të vjellat dhe temperaturat e larta janë ndër shqetësimet më të shpeshta që po prekin qytetarët gjatë kësaj periudhe. Si pasojë, urgjenca e infektivit në veçanti ajo e pediatrisë, po përballen me një fluks më të lartë pacientësh se zakonisht.

Mjekët pediatër raportojnë rritje të rasteve, kryesisht te fëmijët e grupmoshës 1 deri në 5 vjeç. Megjithatë, numri i paraqitjeve në urgjencën pediatrike nuk i kalon 200 pacientë në ditë.

Ngarkesë vihet re edhe në poliklinikat e lagjeve, si dhe në qendrat shëndetësore verore, ku një pjesë e popullsisë është zhvendosur për të kaluar pushimet.

Pediatrët u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura ekstreme. Ata këshillojnë konsumimin e sasive të mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e daljeve në orët e pikut të vapës, si dhe ruajtjen dhe konsumimin e ushqimeve në kushte të sigurta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese