Foto nga Braçe para Kuvendit
Para Kuvendit këtë të martë ka pasur tensione, teksa protestues janë mbledhur përpara godinës ku po zhvillohej seanca plenare.
Gjatë largimit të deputetëve dhe ministrave nga Kuvendi, pati përplasje, pasi protestuesit goditën me vezë automjetet e disa prej tyre.
Gazetarja Anduena Llabani ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet deputeti Erion Braçe duke tentuar të largohet nga Kuvendi.
Nga pamjet e publikuara deputeti qëndron para Kuvendit pasi përballet me praninë e protestuesve dhe shmang kontaktin me turmën.
Videon gazetarja e ka shoqëruar me mbishkrimin: "Erion Braçe tenton të dal nga Kuvendi, has turmën dhe nuk guxon..."
Sondazh
Poll
