Hapësire reklamuese

Aktualitet

Theu xhamat e një marketi me çekiç dhe tentoi ta vidhte, shoqërohet në polici 14-vjeçari në Krujë

Shkruar nga Newsbomb
Theu xhamat e një marketi me çekiç dhe tentoi ta vidhte,
Foto nga momenti i vjedhjes

Policia e Krujës ka shoqëruar në komisariat një 14-vjeçar, i cili dyshohet se mbrëmjen djeshme ka thyer xhamat e një marketi në qendër të qytetit, me qëllim vjedhjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është marrë në pyetje në prani të një psikologu, në përputhje me procedurat ligjore për të miturit.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar rrobat që dyshohet se ai kishte veshur në momentin e ngjarjes, si dhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur për thyerjen e xhamave të marketit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse 14-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar.

Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit.

Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese