Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e Ismail Kadaresë në kopertinat e prestigjozeve franceze

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Ismail Kadaresë në kopertinat e prestigjozeve franceze
Ne foto: I ndjeri Ismail Kadare

Këtë të hënë, 1 korrik 2024, u nda nga jeta shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare. Ikja e tij e papritur nga kjo botë në të cilën hodhi rrënjë të forta dhe la pas vepra të mëdha, ka pllakosur në zi jo vetëm familjen e shkrimtarit, por të gjithë ata që patën fatin ta takojnë qoftë dhe njëherë dhe te të gjithë ata që u familjarizuan me të përmes shkrimeve e poezive.

“Shuhet i madhi Kadare!”, ky është dhe titulli i cili ka zënë faqet e para të mediave shqiptare, por jo vetëm. Një vëmendje të madhe i kanë kushtuar edhe mediat franceze, vendit të cilit Kadare i kushtoi shumë vite të jetës së tij.

Prestigjozja, “La Libre”, “France 24”, “Le monde”

Vdekja e Ismail Kadaresë në kopertinat e prestigjozeve franceze

I madhi Kadare pësoi arrest kardiak mëngjesin e kësaj të hëne. Siç raportoi më herët newsbomb.al shkrimtari u gjet në banesën e tij në Tiranë nga familjarët, të cilët menjëherë lajmëruan urgjencën.

Shkrimtari mbërriti në QSUT pa shenja jete, pavarësisht tentativës së mjekëve zemra e tij kishte pushuar së rrahuri.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, njoftoi pak më herët Shtëpia Botuese Onufri.

Vdekja e Ismail Kadaresë në kopertinat e prestigjozeve francezeVdekja e Ismail Kadaresë në kopertinat e prestigjozeve franceze

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese