Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh të kryera në qytet gjatë muajve të fundit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, shtetasit E. U., 26 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se dy shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore në 12 subjekte.
Policia bën me dije se po vazhdon puna për lokalizimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit.
Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.
Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
